Thyhet miti i meshkujve për herë të parë pas 10-vjetësh, Angelina Mango është vajza 22-vjeçare që triumfoi mbi të gjithë në festivalin “Sanremo 2024”. Këngëtarja e re, me këngën “Mërzia” shkruar së bashku me Madame, ka marrë 40.3 për qind të totalit të votave, në tre mënyrat: Televotim, Press Room dhe juria e radios.

Kanë kaluar 10 vjet që kur një grua fitoi festivalin e Sanremos. Suksesi i fundit daton në vitin 2014, kur Arisa fitoi me Controvento.

Ndërkohë në finalen e edicionit të 74-të të festivalit të Sanremos, Geolier u rendit i dyti, ndërsa e treta ishte Annalisa me këngën “Sinqerisht”.

Kur dëgjoi emrin e saj, 22-vjeçarja foli pak e mbytyr nga gëzimi, ndërsa falënderoi këdo që e ka mbështetur në këtë rrugëtim.

“Falënderime të përzemërta për orkestrën, për ty, për Gio, për Fiorello, , për ekipin tim, për Martën, për nënën time, për Phil, Antonio, familjen time që është këtu sonte. Faleminderit që erdhët”, tha ajo.