Turqia miraton ekstradimin e Dritan Rexhepit në Shqipëri. Në nëntor të viti 2023 Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë i bëri një kërkesë shtetit turk për të ekstraduar Dritan Rexhepin, i cili akuzohet për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës. Turqia ka dhënë dritën jeshile që ai të vuajë dënimin për krimet që ka bërë në Shqipëri.

Dritan Rexhepi është arrestuar në Stamboll për llogari të drejtësisë shqiptare si dhe asaj italiane. Ai ka një seri dënimesh dhe akuzash të ngritura në drejtim të tij. Dritan Rexhepi ishte futur në Turqi me një pasaportë false kolumbiane e gjatë operacionit atij iu gjet një armë, sasi e madhe parash dhe sende me vlerë. Rexhepi ishte shpallur në kërkim për trafik kokaine në gjysmën e Europës.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz në 17 janar 2020 me porosi të Rexhepit. Prej 4 vitesh trupi i tij nuk është gjetur ende. Kjo ndodhi pasi vëllai i Prengës kishte vjedhur një sasi kokaine në Britaninë e Madhe që i përkiste Rexhepit. Dritan Rexhepi është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në 1999. Ai ishte në listën e më të kërkuarve nga drejtësia shqiptare. Rexhepi u arrestua në vitin 2014 me 240 kg kokainë në Ekuador e vazhdonte drejtonte nga qelia operacionet e drogës.