Pas hapjes së kutisë së Pandorës nga Graciano, debatet mes tij dhe Romeos vazhdojnë dhe mbrëmjen e sotme.

Teksa po sqaronin anën e tyre, teksa Graciano po tregonte se pse e ka nominuar Lisin, Romeo ka kaluar në fyerje.

Romeo: Dhe në luftë ka disa norma që nuk preken, në këtë rast Graciano tregoi që këto normat edhe preken ndaj unë i them që nuk je burrë, nuk ke karakter dhe nuk ke sedër.

Elvisi: Ky është një dëm personal. Nëse ne kemi diçka me dikë, merremi me atë person dhe nuk merremi me njerëzit e tjerë. Arta në një bisedë e ka argumetuar bukur duke thënë që, çdo njeri këtu ka ardhur vetëm pavarësist marrëdhënieve që krijon. Është hipokrizi sepse siç e tha dhe Romeo janë 9 variante nga Graciano. Më ka thënë që do ma thotë kur të jetë momenti, tani është momenti dhe ma thuaj.

Graciano: Unë nuk kam prekur dhe nuk i kam hyrë në hak askujt. Unë në 10 ditët e fundit nuk të kam parë fare në këtë shtëpi, madje kam thënë që nuk dua të ndërhyj në marrëdhënien tënde me Romeon. Por unë të ndjej shumë larg. Kjo lojë o luhet fort ose nuk luhet fare. Flasim për një Romeo që ndaj meje nuk ka treguar dinjitet, nuk e njeh respektin, më ka prekur njerëzit nga jashtë.

Vetëm frikë kam treguar që nuk kam. Lisi si njeri të dua shumë, por në këtë lojë ke treguar çdo lloj gjëje, ti nuk ke arritur të tregosh veten tende dhe kjo prej Romeos. Ti je ai person që përdor personin që pëlqen dhe shokun tënd.

Romeo: S’ke karakter, ti je i pafytyrë.

Graciano: Ti bëre aktrimin e madh nëpër shtëpi, ti për 2-3 javë do e harrosh Lisin sepse ke bërë lojë të pisët. Respektin ndaj meje se ka pasur. Nuk ka treguar dinjitet. Frikë nuk kam. Lisi, ti në këtë lojë për mua ke marr maksimumin. Ti nuk ke arritur të bësh lojën tënde prej Romeos.

Romeo: Ti këtë ja ke thënë para dy ditësh. Ti nuk ke karakter, nuk ke dinjitet. Nuk po jep asnjë argument. Ti je aktor i frikshëm. Sa i shpifur je.

Graciano: Po bën një lojë shumë të pisët, ashtu siç ti je. Mos flol ti në emër të Lisit.

Lisi: Tek kjo dera këtu i kam thënë Gracianos fjalë për fjalë po tallni tr*pin, mos u ndje dhe mos iu thuaj të tjerëve.

Graciano: “A e sheh që po bëhesh pis Lisi?”