Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme nga Konferenca e Mynihut mbi ngjarjet nw Tik-Tok. Përmes një postimi në facebook, Rama ka zbardhur një takim me zv.Drejtorin e Përgjithshëm Theo Bertman ku rrëfen se kanë folur për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri.

Rama: Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre.