Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin e tij në Abu Dabi. Rama tha se gjatë takimit me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan kanë biseduar për ecurinë e projekeve të mëdha.

“I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregëtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, tha Rama.