Italy's Prime Minister Giorgia Meloni, as he meets Albania ’s Prime Minister Edi Rama at Chigi Palace, in Rome, Italy 6 November 2023. ANSA/GIUSEPPE LAMI

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes së emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë. Ditën e sotme Kuvendi ratifikoi marrëveshjen e emigrantëve mes dy vendeve. Meloni në reagimin e saj ka njoftuar se Kuvendi e ka ratifikuar marrëveshjen ku falenderon Ramën dhe institucionet për bashkëpunimin.

Reagimi i plotë:

“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Falenderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, shkruan Meloni.