Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore për partitë politike për vitin 2024. Në total, 11 parti politike kanë marrë nga buxheti i shtetit 345.6 milionë lekë. Pjesën më të madhe të fondit e merr Partia Socialiste me mbi 151.4 mln lekë. Partia Demokratike vjen e dyta, me 106 mln lekë dhe e treta Partia e Lirisë me 15.5 mln lekë.
Partia Republikane merr 11.4 mln lekë, PDIU merr 9.7 mln lekë, ndërsa social demokratët 12.3 mln lekë. PBDNJ, PAA, PLL dhe LZHK përfitojnë nga 8 mln lekë.
Ndërkohë, Rithemelimi i Sali Berishës mbetet pa financim, duke qenë se vulën e PD e mban Lulzim Basha.
NDARJA E FONDEVE VJETORE
Partia Socialiste 151.494.783 lekë
Partia Demokratike 106.661. 181 lekë
Partia e Lirisë 15.577.215 lekë
Partia Social Demokrate 12.266.269 lekë
Partia Republikane 11.488.669 lekë
PDIU 9.753.658 lekë
PBDNJ 8.180.647 lekë
PAA 8.180.647 lekë
LZHK 8.180.647 lekë
Partia Lëvizja e Legalitet 8.180.647 lekë
Nisma Thurje 6.283.636 lekë