Talat Xhaferi, kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ndodhet në Tiranë për herë të parë që prej marrjes së kësaj detyre.

Xhaferi është pjesë e Samitit të BE me Ballkanin Perëndimor, ndërsa u prit në tapetin e kuq në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama.

Sot Tirana pret një tjetër samit, atë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të lartë të BE-së, me fokus integrimin e rajonit në Bashkimin Europian dhe zbatimin e planit të rritjes ekonomike.