Pas atij kushtuar Ukrainës, mbahet sot në Tiranë një tjetër samit, ai i BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si rruga drejt integrimit të rajonit në BE. Kryeministri Edi Rama ka ftuar për të marrë pjesë në këtë samit përfaqësues të BE-së, siç është Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Ndonëse dje e pranishme në samitin kushtuar Ukrainës ishte presidentja Vjosa Osmani, sot Kosova nuk do të ketë përfaqësues, ndërkohë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të marrë pjesë. Po ashtu në këtë samit merr pjesë dhe kryeministër shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

MINUTË PAS MINUTE:

09:34/Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama në tapetin e kuq pret pjesëmarrësit
Sot në Tiranë mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE mbi Planin e Ri të Rritjes. Kryeministri Rama po pret në tapetin e kuq para Pallatit të Kongreseve pritjen e pjesëmarrësve.

E para që ka mbërritur ka qenë Majlinda Bregu.

AXHENDA
Në orën 09:30 liderët do të mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve
Rama dhe Komisioneri Varhelyi do të mbajnë fjalën në orën 09:45
Në orën 12:00 do të firmosen marrëveshjet
Rama dhe Varhelyi do të mbajnë konferencë në orën 12:30