Bardhi dhe Sara të dy të shtrirë në shtrat, kanë folur në lidhje me marrëdhënien e tyre brenda në shtëpinë e Big Brother.
Sara shprehet se në fillmi ajo nuk e ka pëlqyer aspak Bardhin, por tani që e njohu më shumë, ka një pëlqim për të. Ndërsa Bardhi i cili duket se ka rënë “kokë e këmbë” brenda me Sarën, shprehet se po shijon çdo moment me të.
Bardhi: Të përdornin për të më dobësuar mua. A të pëlqen Bardhi ty? Joo thoshe ti.
Sara: Po nuk më pëlqeje, çfarë të bëj unë. Nuk më pëlqeje sepse nuk të kisha njohur, pse të të gënjej kot, dy muhabete kishim bërë.
Bardhi: Jo ishim duke ndenjur.
Sara: Po unë kam ndenjur edhe me Meritonin, po nuk më ka pëlqyer.
Bardhi: Po mua më pëlqen?
Sara: Pasi të kam njohur, pak.
Bardhi: Po shijoj çdo gjë me ty, çdo moment.