Miqësia mes Rikes dhe Romeos në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ duket se është krisur. Në një bisedë me banorët në dhomën e gjumit, Rikja është shprehur e zhgënjyer që Romeo e ka quajtur ‘ushtare e Julit’, duke thënë se nuk e priste një gjë të tillë nga ai por nga Meritoni, me të cilin nuk ka më raport miqësor për shkak të debateve me Ilnisën.

Ajo la të nënkuptohej se këtë gjë nuk mund t’ja falte, ndërsa theksojmë se Rikja nuk është e vetmja banore të cilës Romeo i është drejtuar si ‘ushtare e Julit’.

Pikërisht për këtë fazë dje mes dy banorëve ka patur debate të forta, ndërsa mes ‘ushtarëve’ sipas Romeos është edhe Ledjona.