Vëllai i Madh u ka dhënë një sfidë banorëve për të mos reaguar nga personat ose gjërat që do të futen në shtëpinë e Big Brother VIP.
Këtë herë ishte Ilnisa ajo e cila u sfidua, pasi në oborr qëndronte vëllai i saj, Kevin Agolli.
Ai po bëntë stërvitje, ndërsa Ilnisa pa rënë shumë në sy ka vijuar duke ecur për të kaluar sa më pranë tij, por ndërkohë ka shpërthyer në lot.
Meritoni menjëherë sa ka parë gjendjen e saj iu është afruar duke e përqafuar.
Megjithëse nuk mund t’i afrohej, Ilnisa gjeti një “zgjidhje” për t’iu afruar sadopak të vëllait. Ajo nisi të bëjë stërvitje vetëm pak larg Kevin Agollit.