“Unë sugjeroj tre fjalë që, për mendimin tim, e përcaktojnë në mënyrë perfekte Interin: forcë, përvojë, teknikë. Mund të shtoja të tjera, por besoj se kuptimi i skuadrës së Simone Inzaghit qëndron mbi të gjitha në këto terma”.
Arrigo Sacchi, në Gazzetta dello Sport, i dorëzohet fuqisë së tepruar të zikaltërve. Një valë kaq shkatërruese sa arriti të bindë edhe ish-trajnerin e Milan-it dhe Italisë.
“Kundër Romës, në Olimpico, dhe për këtë arsye në një ndeshje jashtë fushe që ishte çdo gjë tjetër veçse e thjeshtë, Inter tregoi një kompaktësi të madhe, pjekuri të dukshme dhe një shpirt sakrifice.
“Forca, përvoja dhe teknika e djemve të Inzaghit, e kombinuar me një lojë që gradualisht po bëhet gjithnjë e më ‘europiane’, kanë bërë diferencën. Tani do të vendoset që me këtë sukses Interi ka vrarë kampionatin dhe e ka titullin në duar.
“Unë do të prisja para se të festoja, sepse futbolli më ka mësuar se gjithçka është e mundur dhe se herët a vonë vijnë edhe momente delikate dhe duhet të jesh gati për t’i përballuar ato. Jam i bindur se, nëse vazhdojnë në këtë rrugë, Interi do të jetë në gjendje të arrijë objektiva të mëdha si në Itali ashtu edhe në Europë.
“Simone Inzaghi në këtë periudhë të fundit ka bërë hapa të dukshëm përpara: fillimisht ishte taktik, tani po evoluon dhe po i afrohet asaj figure të strategut që është e nevojshme nëse do të fitosh në Europë”, ka përfunduar Sacchi.