Ndertime shume kateshe qe po ngrihen ne qender te Tiranes. Ndersa viti 2021 shenoi rekord ne siperfaqen e lejeve te ndertimit te dhene ne kryeqytet, qe pas viteve ’90, viti 2022 duhet se do te sjelle nje tjeter rekord, duke sinjalizuar beton te metejshem ne Tiranen tashme te mbingarkuar nga ndertimi. /r/n/r/nHigh buildings in the center of Tirana. While the year 2021 marked the record in the area of construction permits issued in the capital, after the '90s, the year 2022will bring another record, signaling further concrete in Tirana already overloaded by construction.

2023-shi shënoi një rekord sa i përket investimeve të huaja në vendin tonë duke arritur shifrën e gati 1.5 miliardë eurove me rritje 9% nga një viti më parë.

Rritjen e udhëhoqi investimi në vlera rekord në sektorin e pasurive të paluajtshme. Banka e Shqipërisë raporton se erdhën 325 milion euro për blerje shtëpie nga të huajt, më shumë se në çdo sektor tjetër.

Ndërkohë vendin e dytë për investimet e huaja e mban industria nxjerrëse, me kërkimet për naftë që vazhdojnë në vendin tonë, ndjekur më pas nga aktivitetet financiare dhe të sigurimit. Këto janë kryesisht para që bankat sjellin në vend për të plotësuar kërkesat e kapitalit rregullator nga Banka e Shqipërisë.

Pesëshen e parë e mbyllin sektori i energjisë elektrike dhe tregtia me shumicë dhe pakicë. Ndërkohë bujqësia, një nga sektorët më të rëndësishëm në vend theu “mallkimin” dhe njohu 1 milion euro investime të huaja gjatë këtij viti.

Sa i përket shteteve nga erdhën këto investimet, në pesëshen e parë qëndron Holanda, Italia, Turqia, Austria, Kosova dhe SHBA. Për herë të parë në 30 vite amerikanët arrijnë të jenë pjesë e pesëshes së parë.

Ndërkohë Turqia pati rritjen më të fortë në vlerë gjatë 2023-it me 121 milion euro më shumë të investuar në vend, ndërsa tkurrjen më të fortë e patën investimet nga Gjermania me 32 milion euro më pak./TOP CHANNEL