Diola Dosti, një personazh i njohur në Shqipëri, pas pjesmarrjes në Big Brother, është lidhur me biznesmenin nga Kosova Erolld Belegu. Lidhja u konfirmua nga vetë Diola, e cila postoi disa foto në rrjetet sociale.
Erolld Belegu është 20 vite më i madh se Diola Dosti. Biznesmeni është 57 vjeç, ndërsa Diola 37.
Romanca e tyre ka qenë një lajm mjaft i komentuar në rrjetet sociale. I ftuar në Prive Belegu ka treguar se si është njohur me Diolën dhe si filloi marrëdhënia e tyre.
Ai ka treguar se njohja e tyre filloi shumë rastësisht dhe se dyshja ishin takuar për herë të parë në një koncert të Vesa Lumës.
“Vesa më së pari na ftoi, ishim ulur afër njëri-tjetrit, pak me insistimin tim, dhe ashtu u njoftuam aty dhe prej aty, shumë shpejt u zhvilluan gjërat”, tha ai.
Ndërsa pyetjes për dasmën, Belegu u përgjigj: “Herët është për këtë, ne e kemi më së shumti me rëndësi lidhja të na shkojë mirë. Tregova që jam organizator i mirë, kështu që kur të vimë aty, lehtë është ajo pjesë”.