Reperi i njohur amerikan 50 Cent ka thënë sot në një deklaratë ne rrjetet sociale se mendon se Trump do të bëhet përsëri president i SHBA, ndërsa kontrollet e fundit të policisë në pronat e reperit Puff Diddy janë “vetëm një tërheqje e vëmendjes nga ngjarje më të rënda botërore”.

“Bota thuajse ka marrë fund, kështu që s’kemi për çfarë të shqetësohemi”, thoshte 50 Cent në postimin e tij në rrjetin X/Twitter të shoqëruar me një video të improvizuar ku mes të tjerash shihej ‘Donald Trump që fliste me tërbim ndaj turmave.’

“Mendoj se Trumps do të bëhet sërish president, por nuk e them këtë,” shtonte me ironi reperi i njohur i super-hitit “In da club”, ndërsa në videon e gjeneruar me inteligjencë artificiale ai prezantonte Trump që kritikonte reperin e Puff Diddy — duke i thënë se nuk duhet të shoqërohej me këngëtarin pedofil, të burgosur tashmë, R. Kelly.

Prej dy ditësh zyrtarët e sigurisë kanë bastisur pronat e Diddy në Los Angeles e Miami prej dyshimeve për lidhje me trafikun dhe abuzimet seksuale.

Dy vjet më parë këngëtari amerikan R. Kelly është dënuar 30-vjet burg për abuzime e trafik seksual, si dhe akte të paligjshme biznesi në New York. Disa muaj më vonë ai u dënua për abuzim seksual me të mitur në Chicago.