Lezha përkujtoi 580-vjetorin e Besëlidhjes së Princave Shqiptar, për të luftuar kundër regjimit otoman. Kjo datë historike bëri bashkë autoritete nga të gjitha trevat shqipfolëse, mes të cilëve dhe presidenti i republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, së bashku me një delegacion të gjerë arbëreshësh të Italisë.
Veprimtaritë nisën me një marshim të kalorësve dhe nxënësve të shkollave në Bulevardin “Gjergj Fishta”, e më pas u bënë homazhe dhe u vendosen kurora më lule në obeliskun e Besëlidhjes.
Festa në nderim të kësaj ngjarje të rëndësishme u zhvendos në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku autoritetet e pranishme, vizituan panairin e artizanatit me punime të ndryshme të realizuar me mjeshtëri.
Më pas Presidenti Bajram Begaj dhe nën shoqërinë e autoriteteve lokalë dhe të diasporës, bëri homazhe në memorialin e Gjergj Kastriotit. Në një fjalë të shkurtër për mediat, kreu i shtetit tha se pavarësisht jo zyrtarisht, se 2-marsi është një festë kombëtare.
Kjo është festë. Është një festë kombëtare, sot janë të pranishëm këtu arbëreshët e Italisë, janë përfaqësuesit ministër, deputetë, kryetar i Kuvendit të Kosovës. Është gjithë Shqipëria. Kështu që festë kombëtare është. Nga Presheva, patjetër që është edhe deputeti i Preshevës. Kështu që është festë kombëtare.”, tha presidenti Begaj.
Veprimtaritë në përkujtim 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, vijuan në pallatin e Kulturës ku përshëndeten autoritetet e pranishme, si dhe u mbajt një koncert muziko-letrar në nderim të figurës së Gjergj Kastriotit.