Kryeministri Edi Rama ka dhënë përgjigje ditën e sotme lidhur me vendimin e marrë ndaj Kryetarit të Bashkisë Himarë Fredi Beleri. Rama iu përgjigj pyetjes lidhur me hapjen e zgjedhjeve në Himarë, ku tha se pret vendimin edhe të Apelit dhe pastaj do veprohet sipas ligjit. Sipas Ramës i takon Presidentit të Republikës të caktojë ditën e zgjedhjeve.
“E dini shumë mire arsyen pse nuk kemi pasur zgjedhje. Do presim vendimin e Apelit, pastaj do veprohet sipas ligjit. Zgjedhjet e reja nuk i shpall kryeministria por presidenca. Do kishte qene e udhes qe drejtesia shqiptare te ishte lene e qetë për të gjitha çështje e brendshme. Është drejtësia shqiptare që vendos për qytetarët e Shqipërisë.”, tha Rama