Gazetari Adriatik Doçi thotë se ka 4 dëshmi të forta që implikojnë drejtëpërdrejt Ilir Metën në aferën CEZ-DIA. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga, gazetari tha se gjithë historia e CEZ-DIA është shpikur që të fitojë Ilir Meta.
Sipas tij 4 dëshmitë e forta që fundosin Metën, janë ajo e Elvis Mataj, një person i besueshëm i Metës, Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, dëshmia e tretë është e Vojsava Ismaliajt, si dhe e vetë Kastriot Ismailajt. Këtij të fundit sipas gazetarit kreu i SPAK i ka marrë një dëshmi në burg për këtë aferë korruptive
‘Ka të bëjë për mënyrën procedurale. Jemi drejt fundit. Për shkak të përfundimit të afateve SPAK-u do të dalë më një vendimmarrje për këtë dosje. Nëse do të ngrejë akuzë apo të pushojë. Ka 4 dëshmi të forta që implikojnë drejtpërdrejt Ilir Metën. Afera CEZ-DIA është një miniaferë, në gjithë aferën e madhe të CEZ. Nga auditi i bërë nga ministria e Ekonomisë me në krye Gjikunurin, shkon në 450 mln euro dëmi. SPAK po heton vetëm një episod korruptiv brenda megaferës, që është CEZ-DIA.
Deri tani prokuroria ka konstatuar 5 mln euro vjedhje, por dyshohet se kostoja është shumë më shumë. U privatizua CEZ, pastaj CEZ kontrakton kompaninë DIA të mbledhë borxhin e keq. DIA thjeshtë dorëzonte dokumente fiktive dhe CEZ-i i kalonte paratë. CEZ-i plotësonte fatura dhe ja kalonte shtetit shqiptarë.
Kemi një fakt penal që nuk është hetuar nga prokuroria. Është kalimi i shtetasit Nuel Kalaj me 6.8 mln euro jashtë kufirit shqiptar. Sekseri kryesor midis çekëve dhe qeverisë shqiptarë. Këtu nis historia korruptive. Pas këtij episodi nis një histori korruptive e CEZ-DIA-s. Nis sapo Meta bashkohet me Berishën. Historia e CEZ-DIA është shpikur që të fitojë Ilir Meta. SPAK ka 4 dëshmi që fundosin Ilir Metën në këtë histori. Elvis Mataj ka qenë një person i besueshëm i Ilir Metës, dhe ka qenë drejtori ekskluziv i kompanisë DIA me pronar Kastriot Ismailajn. Elvis Mataj ka rrëfyer për rolin e Ilir Metës në këtë histori.
Ilir Meta e ka konsideruar si një personazh mashtrues duke i dhënë një mesazh. Dëshmia e dytë është e Jozef Heickut. Ai ka folur dhe ka thënë që Kastriot Isamilajn na e solli Ilir Meta. Dëshmia tretë është e Vojsava Ismailajt. Për favoret që i kërkonte Ilir Meta Kastriot Ismailajt. Dëshmia e fundit është e vet Katsriot Ismailajt. Vetë kreu i SPAK thuhet se ka shkuar dhe i ka marrë një dëshmi në burg për rolin e Ilir Metës në këtë aferë korruptive.’- tha Doçi. (Shqiptarja.com)