Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni u takuan në Shtëpinë e Bardhë dy ditë më parë. Biden e ka pritur në zyrë Melonin me këngën “Georgia on my mind” nga Ray Charles, ndërsa teksa ajo po largohej, presidneti e ka përshëndetur duke e puthur në kokë. Videoja tashmë është bërë virale në Twitter.
Në këtë takim, të dy udhëheqësit përsëritën mbështetjen e tyre për Ukrainën, angazhimin e tyre për të shmangur një përshkallëzim në Lindjen e Mesme dhe për të mbrojtur të drejtën e lundrimit në Detin e Kuq, i cili kërcënohet nga sulmet Houthi. Në të njëjtin takim, Biden bëri një tjetër gafë ku ngatërroi Rripin e Gazës me Ukrainën.
Biden planted a kiss on Italian Prime Minister Meloni's hair while hosting him at the Oval Office yesterday.
There may be a new diplomatic trend pic.twitter.com/UyJJ8m5vxp— S p r i n t e r (@Sprinter99800) March 2, 2024