“Në hartën globale të turizmit”
Bukuritë natyrore shqiptare cilësohen nga media e njohur amerikane “Business Insider” si gurë të çmuar të fshehur. Në një shkrim dedikuar vendin tonë “Business Insider”, shkruan se sektori i turizmit në Shqipëri po përjeton një transformim magjepsës.
Ndërsa pushimet tradicionale në plazh mbeten të njohura, një trend në rritje sipas medias amerikane është edhe eksplorimi i destinacioneve më pak të njohura. Turistët tani po shkojnë përtej rajoneve bregdetare, duke u zhytur më thellë në Alpet Shqiptare, fshatrat simpatikë dhe vendet arkeologjike.
“Përqendrimi i qeverisë shqiptare në zhvillimin e infrastrukturës, së bashku me bukuritë natyrore mahnitëse të vendit si dhe kulturën e pasur, e kanë çuar Shqipërinë në hartën globale të turizmit.” shkruhet ndër të tjera në artikull.
Nga qyteti historik i Beratit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në plazhet e pacenuara të Rivierës Shqiptare, Shqipëria ofron për “Business Insider” një përzierje unike të historisë, aventurës dhe relaksimit për udhëtarët.