Kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi u shpreh se arritja e marrëveshjes me opozitën për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore është frymë e mirë për vazhdimin e një jete parlamentare normale.
Lamë një grup të përbashkët me përfaqësues të të dy palëve që të merren me rregullimin e objektit për ta sjellë atë sipas kërkesave tashmë të bëra nga ligji dhe ndryshimet e ligjit që kemi bërë komisioneve hetimore.
Padiskutim mendoj se ishte një frymë e mirë sa i takon vazhdimit të një jete parlamentare normale. Por është zgjedhja e tyre, zgjodhën të iknin nga organet e parlamentit dhe të bëjnë atë aksion që tashmë janë të bindur se nuk i çon gjëkundi dhe të hymë në një jetë normale parlamentare”, tha ai pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.