Në orën 16:00 mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku pritet të shqyrtohen kërkesat e opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Shqiptarja.com ka zbardhur kërkesën e Bardhit, ku kërkohet ngritja e dy komisioneve hetimore, për sistemin TIMS dhe PPP në Shëndetësi.

Në kërkesë propozohet që Komisioni të ketë 15 anëtarë, 6 nga grupi i PD dhe 8 nga grupi i PS, ndërsa afati i tij të jetë për një periudhë kohore 4 mujore. Në dokumentin e dorëzuar nga Bardhi, thuhet se projektvendimet janë dakordësuar edhe me mazhorancën.

Në mbledhjen e sotme pritet të dilet me një vendim mbi këto kërkesa.