BRITANI-Në një ndodhi plot emocion dhe befasi, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka gjetur kohën të rikthehet në shtigjet e fëmijërisë, duke vizituar shkollën e saj fillore ku ka ndezur ëndrrat e para të karrierës së saj të shkëlqyer.
E shoqëruar nga Greg James, prezantuesi i njohur i BBC Radio 1, Dua kabefasuar nxënësit e klasës së gjashtë, të cilët nuk mundën të fshehin dot emocionet dhe gëzimin e tyre, shkruan The Independent.
Vizita në shkollë ka qenë e mbushur me nostalgji dhe kujtime për yllin e muzikës, e cila ka ndarë me të rinjtë përvojat e saj kur ishte vetë në ato banka. Përherë e përkushtuar ndaj rrënjëve të saj dhe duke mos harruar asnjëherë prej nga ka nisur, Dua ka shpjeguar para nxënësve se në shfaqjen e shkollës ajo nuk kishte marrë rolin e saj të dëshiruar.
Në sytë e të mahniturve të vegjël, mësuesi i saj i vjetër, Rob, ka zgjedhur t’i bëjë një surprizë të këndshme këngëtares duke i treguar një klip të së shkuarës ku Dua paraqitet në “rolin që ajo nuk donte”, dhe aty në atë moment të veçantë ajo është ftuar të bëjë audicion për rolin kryesor që dikur ajo aspiroi.
Klasa e gjashtë ka qenë e entuziazmuar të tregojë talentet e tyre në aktrim para këtij vizitie të befasishme, dhe prania e Duas ka qenë kulmi i një ditë të paharrueshme. Si një nga figurat më frymëzuese të skenës muzikore ndërkombëtare, Dua Lipa ka dhënë një mesazh të fuqishëm se me përpjekje dhe pasion, ëndrrat mund të bëhen realitet.
Ky aktivitet ka qenë një bujë e madhe për komunitetin shkollor dhe një ngjarje që pa dyshim do të mbahet mend për një kohë të gjatë nga nxënësit e vegjël, të cilët sot mund të thonë me krenari se kanë qenë pjesë e një momenti kaq special me një nga yjet e shkëlqyer të botës.