Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim nga drejtësia jonë janë ekstraduar nga Gjermania dhe Britania e Madhe.

Një 34-vjeçar i dënuar nga Gjykata e Durrësit për rrëmbim me 5 vite burg i është dorëzuar autoriteteve tona nga shteti gjerman. Ndërkohë Britania ekstradoi një 43-vjeçar të shpallur në kërkim pasi ka dhunuar me sende të forta kunatin e tij.
Ministri i Brendshëm, teksa përshëndeti ekstradimet e bëra, njoftoi se në datat 11-13 Qershor, Shqipëria do të organizojë konferencën Rajonale Europiane të Interpol.