Ai e la formatin pas vizitës së të vëllait, i cili i tregoi se nëna e tyre nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas daljes së tij menaxheri i tij Jetmir Agaj dhe partnerja Sara Gjordeni krijuan një konflikt virtual ku secili mbronte tezën e vet për largimin e Bardhit.

Sara pretendon se lajmi për nënën e Bardhit ishte i gjithi i krijuar nga Jetmiri ndërsa nuk i ka pëlqyer fakti që ai nuk e ka përkrahur lidhjen e tyre.

Lidhur me situatën ka dhënë versionin e tij edhe fituesi i “Big Brother 6”, gazetari Anaid Kaloti i cila tha se kjo situatë është e gjitha e stisur dhe se mamaja e Bardhit me 8 mars po kërcente jashtë shtetit.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ai gjithashtu ka treguar disa mesazhe ku sipas tij nëna e bardhit u kthye nga jashtë vetëm për të bërë foton në spital.

“E ëma e bardhit me 8 mars ishte duke kërcyer tek Gjyste Vulaj në Stuttgart.