Aktorja kryesore e “Poor Things”, Emma Stone mbrëmjen e djeshme ka arritur të rrëmbëjë çmimin e rëndësishëm në Oscar, duke marrë çmimin si aktorja më e mirë protagoniste.
Stone luan rolin e Bella Baxter, truri i së cilës është zëvendësuar me atë të fëmijës së saj të palindur, dhe që përjeton zgjimin e saj seksual dhe personal. Aktorja shpërtheu në lot teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin. Gjatë marrjes së çmimit ajo përjetoi edhe një moment të sikleshëm pasi i prishet zinxhiri i fustanit.
Stone fitoi një Oscar për aktoren më të mirë në 2017 për La La Land. Ajo gjtihashtu mori çmim në Bafta dhe Golden Globe për aktoren më të mirë në një muzikal apo komedi.