Një shpërthim tritoli ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetases Frida Sala 62 vjeçe.
Ka qenë ora 3:40 kur eksplozivi shpërtheu në shtëpinë e 62-vjeçares. Nga kjo ngjarje ka vetëm dëme materiale të shkaktuara.
në derën e shtëpisë, mure dhe dritaret që janë thyer dhe një automjet që ndodhej i parkuar.
Nga kamerat policia nuk ka arritur që ta identifikohej autorin deri më tani për shkak të skafandrës që mbante në kokë.
Bëhet me dije se 62 vjeçarja Frida Sala, punon në doganën e Hanit të Hotit tek peshorja duke peshuar mallrat që hynë e dalin në atë doganë dhe ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd.