Mbrëmjen e djeshme u raportua se është hakëruar profili në Instagram i kryeministres italiane, Giorgia Meloni. Teksa Meloni po fluturonte për në Romë pas misionit në Egjipt mediat italiane raportuan se profili i kryeministres në Instagram ka qenë pre e një sulmi kibernetik.

Mësohet se në llogarinë e saj u publikua një postim me shkrimin “Thank you Elon free Btc!” dhe një fotografi e rreme e Elon Musk. Pas pak minutash ndërhyrja u zgjidh, por ndërsa u sqaura se pamjet e përmbajtjes ishin false.

Profili i hakuar është ai personal i Melonit i cili është hapur vite më parë. Po vijojnë të gjitha hetimet e nevojshme nga Policia e Postës.