Aktori Cillian Murphy fitoi çmimin e tij të parë “Oscar” si aktori më i mirë në rolin kryesor. Protagonisti në filmin “Oppenheimer”, portretizoi fizikantin që udhëhoqi zhvillimin e bombës atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fitorja e çmimit “Oscar” vjen si vazhdimësi e një sezoni të suksesshëm çmimesh për aktorin 47-vjeçar irlandez, i cili gjithashtu fitoi një Golden Globe, një BAFTA dhe një çmim të Screen Actors Guild për interpretimin e tij. Kujtojë se ky ishte nominimi i parë i Murphy për Oscar.
Në fjalimin e tij teksa rrëmbeu Oscar-in, Murphy falënderoi regjisorin Nolan, akademinë dhe pranoi se ndihej “pak i mbingarkuar” nga nderimi.
“Ka qenë udhëtimi më i egër, më emocionues dhe më i kënaqshëm nga ana krijuese që më keni bërë gjatë 20 viteve të fundit. Ju kam borxh më shumë sesa mund të them. Faleminderit shumë çdo anëtari të ekuipazhit, çdo anëtar të kastit në Oppenheimer,” tha ai ndër të tjera.
Aktori vazhdoi të falënderojë ekipin e tij dhe familjen e tij, duke përfshirë gruan dhe djemtë e tyre të cilët ishin në sallë.
“Të dua shumë dhe jam një irlandez shumë krenar që qëndroj këtu sonte,” tha ai.
Aktori i cili jeton në Irlandë, luajti rolin e tij më të madh deri më sot në filmin “Oppenheimer”. Ai është gjithashtu i njohur për rolet kryesore në filma si “28 Days Later” dhe shfaqjen e krimit “Peaky Blinders”, dhe për paraqitjet në projekte të tjera të Christopher Nolan, duke përfshirë trilogjinë e Batman “Dark Knight” dhe “Inception”.