Një grua ka rrëfyer se si kolegu i saj e mashtroi që të krijonte një lidhje intime me të, duke mos i treguar se ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Ajo ka treguar se zbuloi se kolegu kishte një familje vetëm një vit pasi nisën romancën, duke u shprehur se gruaja e tij e mori në telefon duke qarë pasi kishte parë mesazhet mes tyre.
Rrëfimi për The Deidre:
Kolegu im më mashtroi që të kisha një lidhje me të. Ai kurrë nuk më tha se ishte i martuar apo se kishte një familje.
Në momentin që mora vesh të vërtetën, ishte tepër vonë dhe isha e lidhur emocionalisht.
Ai është gjithçka që kam dashur ndonjëherë, me të vërtetë i aftë, i suksesshëm dhe i këndshëm. Për të mos thënë që kalojmë një kohë të mrekullueshme në shtrat së bashku.
Ne e duam njëri-tjetrin, por nuk mund të jemi bashkë. Jemi të dy në fillim të të 40-tave dhe kemi punuar së bashku për pesë vjet. Lidhja jonë filloi dy vjet më parë.
Zbulova se ai ishte i martuar vetëm kur gruaja e tij më telefonoi duke qarë pasi kishte gjetur mesazhe tona. Në atë moment ne ishim takuar për një vit.
Ajo më dërgoi foto familjare me dy djemtë e tyre të vegjël, të cilët janë pesë dhe tre vjeç.
U trondita dhe u ndjeva shumë fajtore, ndaj i dhashë fund gjërave. Pasi gruaja e tij më tha gjithçka, ne nuk folëm për dy muaj. Më pas ai u shfaq në derën time duke thënë se nuk mund të jetonte pa mua.
Ai ishte kaq i sinqertë dhe e lashë të hynte duke rindezur lidhjen me pasion.
Edhe pse nuk është e lehtë, ndjenjat e mia për të janë aq të forta dhe nuk kam gjetur forcën për të bërë gjënë e duhur.
Ai madje ka qarë në shtrat duke thënë se unë jam gruaja e tij perfekte dhe se më do më shumë se gruan e tij. Por megjithatë ngrihet dhe shkon në shtëpi tek ajo.
Po mundohem të kërkoj një punë tjetër, kështu që nuk duhet ta shoh atë çdo ditë. Në këtë mënyrë mendoj se mund të jem në gjendje të largohem. Megjithatë, për momentin nuk kam forcën emocionale ta mohoj.