Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje të takimit me të dërguarin e Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë së enjtes në Prishtinë.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në X, Kurti tha se ka informuar Escobarin për hapat që do të ndërmarrë qeveria për të mbështetur tranzicionon e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin.

Kurti, gjithashtu ka shprehur nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin e armatosur në Banjskë.

“Është kënaqësi për t’u takuar me të dërguarin e Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. E falënderoj për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe theksoj nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka ndërmarrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin Bankës Qendrore të Kosovës, dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në vazhdim”, shkroi Kurti.

Ndërsa Escobar, pas takimit me Kurtin tha se kryeministri i Kosovës i ka premtuar se do të shqyrtojë propozimet për dinarin.