Filmi “2 gisht mjaltë 2” ka thyer rekord që pas daljes në kinema me mijëra bileta të shitura e një fluks të jashtëzakonshëm njerëzish që duan ta shohin. Pjesë e kastit të aktorëve është edhe aktorja e mirënjohur Mariana Kondi, e cila i ka bërë të gjithë të qeshin me rolin e saj.
Por si reagoi bashkëshorti i Marianës pasi e pa në filmin “2 gisht mjaltë 2”?
“Sigurisht që edhe nga familjarët kemi marrë komplimenta, njëjtë edhe nga bashkëshorti. E rëndësishme është që ishte dhe pa filmin dhe tha ishte një film që të bënte për të qeshur. Këtu unë e kam realizuar atë timen sepse ai është natyrë e thjeshtë pak skeptike”, tha Mariana në një intervistë për Bordo.