Këngëtarja Elsa Lila, e cila u arrestua në Itali si pjesë e një grupi kriminal i trafikut të drogës, ka rrëfyer në Ferma Vip, ditët e qëndrimit në burg.

Ajo ka treguar se detyra që bënte ishte të tregonte historinë Italisë për gratë e burgosura, ku sipas saj ishim shumica analfabete, ndërsa tha se u lexonte dhe libra.

Më tej ajo tregoi se u përllogariste dhe sa kohë qëndrimi kishin ato në burg, teksa thekson se për veten e saj ishte e qetë, sepse dinte që do të dilte nga qelia shpejt.

“Një nga detyrat që kam bërë unë aty (në burg), niveli i alfabetizmit ishte shumë i lartë, dhe unë ju tregoja histori nga Roma e lashtë, merrja libra ua lexoja. Edhe, vinin dhe një nga gjërat që më kërkonin ishin të llogarisja kur do të dilnin. Unë improvizoja se nuk e dija. Ata e humbnin komplet, 4 vjet aty e humbnin. Vini thoshin ‘nuk e di kur do dal’. Unë me logjikë i thashë shiko, më jep dokumentacionin që ke, por ishte shumë e vështirë t’ua llogarisje. Unë bëja plus minuse. Më ka bërë shumë përshtypje njëra, se kur unë ia bëra llogarinë ishte shtator 2022 dhe asaj i binte të dilte në shtator 2024, gëzoi. Dola tha, ishte shumë e lumtur. Unë u tmerrova brenda meje. Unë për vete e dija se do dilja isha e qetë”, tha Elsa.