Kryeministri Rama gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka dhënë shpjegime lidhur me interesimin e investitorëve të huaj për Sazanin, ku pohoi se bëhet fjalë për një grup të kryesuar nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Ndër të tjera, Rama tha se në vizionin e qeverisë është
Pjesë nga intervista:
Rama: Ka ardhur ky grup që ka në krye dhëndrin e ish-presidentit. Ne nuk kemi akoma asnjë projekt të dorëzuar zyrtarisht për pjesën e Zvërnecit, ndërkohë që zyrtarisht është dorëzuar një kërkesë për Sazanin, nga ky grup.
Fevziu: Kushner, po thoni në emër të grupit ka dorëzuar kërkesë për Sazanin?
Rama: Po do të bëjë një investim për ta transfomruar Sazanin ashtu siç ka qenë dëshira, ambicja edhe e paraardhësv të mi, se kë nuk kanë sjellë edhe paraardhësit e mi. Ka qenë fiksimi im që kur kam ardhur në detyrë dhe kemi patur edhe kërkesa të tjera që i kemi refuzuar, se nuk kanë qenë ambicje dhe qasje të përputhura me atë që ne mendojmë se duhet të jetë Sazani dhe ky shpresojmë të jetë rasti që Sazani të jetë xhevahiri më i shëndritshëm i kurorës së Mesdheut.
Fevziu: Çfarë do të bëjnë, jeni në dijeni?
Rama: Një destinacion truistik, i cili të jetë një destinacion i një niveli më të lartë të harmonizimit mes natyrës dhe ndërhyrjes së njeriut dhe i cili të sjellë konsumatorët e nivelit më të lartë të turizmit në botë.
Fevziu: Që do të thotë?
Rama: Që do të thotë destinacion që e vë Shqipërinë në nivelin më të lartë bashkë me vende të tjera, që disponojnë të tilla adresa dhe nga ana tjetër i sjell Shqipërisë burim të ardhurash për ekonominë tonë.
Bëhet fjalë për të sjellë turizimin e nivelit më të lartë, që ndryshe nga turizmi masiv nuk ndot dhe që me 1 turist sjell në ekonominë e vendit të ardhura sa për 100 turistë që vijnë me çantë që janë dhe ata të mirëseardhur.
Fevziu: A do ruhet trashëgimia?
Ne kmi diskutuar për vizion, nuk kemi diskutuar asgjë konkrete. Cili është vizioni që kemi ne, që ka qeveria për Sazanin sepse kemi patur disa kërkesa që ishin jashtë vizionit tonë, sepse e ngacmonin shumë natyrën. Qëllimi është që të marrim shkas nga të gjitha mësimet e nxjerra dhe të bëjmë një zhvvillim që të jetë shembull se si investohet në harmonmi me natyrën dhe krijiohet një impakt ekonomik shumë më i fortë.