Bilbil Aliaj drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për Vlorën ka dëshmuar përpara Gjykatës së Posaçme pas arrestimit ditën e dielë së bashku me kryebashkiakun në detyrë Jorgo Goro.

Aliaj ka thënë përpara gjykatës se nuk e ka takuar dhe se nuk ka asnjë lidhje me investitorin Artan Gaçi. Nga ana tjetër ai ka thënë se nuk ka patur as sugjerime dhe as udhëzime nga persona të tjerë lidhur me Gaçin mbi çështjen.

“Nuk kam patur asnjë kontakt apo njohje me investitorin Artan Gaçi, apo me persona të tjerë të lidhur me të. Nuk kam patur sugjerime, udhëzime apo ndërhyrje lidhur me këtë çështje përfshirë dhe Jorgo Goron. Më ka ardhur një praktikë si titullar, e përpiluar nga punonjësit përkatës, siç ndodhe zakonisht ku janë ekspertët dhe stafi përpilues, të cilën e kam firmosur si titullar. Kërkoj masë më të butë sigurie si detyrim paraqitje” -thotë Aliaj në dëshminë e tij.

Bilbil Aliaj është një ndër të 5 të arrestuarit me akuzën për falsifikim dokumentash dhe mbivendosje të pronave në zonën e Himarës. Sipas komunikimit të SPAK dhe burimeve në media Aliaj ka marrë pjesë në mënyrë të paligjshme në përvetësimin e një truali i cili është një planifikuar nga investitori dhe ish-deputeti i PS, bashkëshorti i ish-Ministres Olta Xhaçka si pjesë e një investimi strategjik.