Phil Foden është duke kaluar sezonin më të mirë të karrierës së tij, por dëshiron që ato shfaqje të shpërblehen.

Anësori sulmues i Manchester Cityt ka luajtur 41 ndeshje deri më tani këtë sezon, duke shënuar 18 gola dhe 10 asistime. Një paraqitje shumë e respektueshme për talentin e rritur në akademinë e “Qytetarëve”, që synon të qëndrojë gjatë te Manchester City, por në kushte të caktuara.

Sipas “Football Insider”, Phil Foden synon të zgjasë kontratën e tij me Cityn për aq kohë sa ai përputhet me lojtarët më të paguar në ekip dhe në të gjithë Premier Ligën.

Në vitin 2022 ai rinovoi deri në vitin 2027, duke fituar 200.000 £ në javë. Anësori i datëlindjes 2000 dëshiron ta zgjasë më tej kontratën e tij duke marrë një rrogë edhe më të lartë dhe në planin e korporatës ekziston dëshira për të nisur një negociatë dhe për ta mbyllur sa më shpejt me tym të bardhë. Në këtë mënyrë, stadiumi “Etihad” do të mund ta shijojë Foden për shumë vite në vijim.