Deputeti socialist Erion Braçe kërkon nga autoritetet shtetërore që t’i dalin për Zot Vangjel Tavos, Prefekti i Vlorës që ka në juridiksion dhe Bashkinë e Himarës pasi u pështy nga një banor i zonës teksa ndiqte mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës.

“Ky horri i rruges pjese ne ate salle, i cili peshtyn zyrtarin e shtetit shiptar, duhet te marre nje pergjigje shembullore sic ligji parashikon per nje akt te tille ofensiv e fyes, poshterues!

Pra, agjencite ligjzbatuese te ketij shteti, ose te bejne detyren ligjore, ose te terhiqen nga ai territor ku horrat si puna e ketij qe peshtyn zyrtarin e shtetit, duket se kane fituar imunitet se i mbron Greqia”, shkruan Braçe.

Përmes një video-mesazhi për rastin, ai thekson se Vangjel Tavo nuk ishte në mbledhjen e këshillit bashkiak si një qytetar i zakonshëm, por si Prefekt i Qarkut që ka nën juridiksionin e vetë dhe Bashkinë e Himarës. Me shumicë votash, sot atje u zgjodh kryetare në detyrë Blerin Balaj.

“Kjo histori ku keta plehra fyejne shtetin shqiptar e cdo zyrtar perfaqesues te tij, duhet te marre fund me ligj, tani”, përmbyllet video-mesaz