Një tjetër incident ka nxehur gjakërat në shtëpinë e Big Brother Vip. Ka qenë Liami, i cili padashje ka goditur në fytyrë më tullumbace Franceskën. Kjo gjë ka nxitur pakënaqësi nga banorja, e cila i është “sulur” me një “lum” akuzash.
Pavarësisht se Liami i kërkoi falje për gjestin e tij, ndjesa e tij nuk është pranuar nga Françeska, e cila e konsideroi veprimin mungesë edukate.
Pjesë nga debati:
Liam: Sorry
Françeska: M’u largo
Liam: Pa dashje
Françeska: Njeri i paedukatë
Liam: Sorry
Françeska: Ec
Liam: Të kërkoj ndjesë
Françeska: S’të vjen zor
Egla: Po top është moj, nuk është problem
Liam: Më fal
Françeska: Ec edukata
Liam: Unë vetëm doja të ngrija ujin që vetëm të lagej, kaq