Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Jorgo Papingjit në moshën 81-vjeçare. Kreu i qeverisë thekson se maestro është autori i teksteve të dashurisë në koleksionin e këngëve më të kënduara shqiptare.

”Lamtumirë maestro Jorgo Papingji, autori i teksteve të dashurisë në koleksionin e këngëve më të kënduara shqiptare. U prehsh në paqe”,-shkruan Rama.

Papingji ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2014. Papingji, ishte dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti i Republikës. Jorgo Papingji ka shkruar mbi 4000 tekste këngësh.