Jemi mësuar të kemi ‘ambasadorë’ të Shqipërisë tenorë, aktorë, balerinë, shkrimtarë e shumë profesionistë të tjerë që na bëjnë të ndihemi krenarë. Por rrallë ose aspak kemi hasur që një kompani 100% shqiptare, e themeluar dhe me aktivitet në Shqipëri, të marrë çmime prestigjoze për vlerat dhe standardet më të larta për kushtet e punës në botë!

Shqipëria ka një kompani të tillë lider në fushën e “Food Delivery” dhe ajo është Baboon. Të gjithë i njihni të palodhurit me motorrat e kuq dhe zërat miqësorë matanë telefonit që na shërbejnë 365 ditë të vitit prej më shumë se 8 vitesh tanimê. Ata trajtohen me dinjitet nga kompania Baboon.

Në raportin e Institutit të Internetit të Oksfordit, Baboon është shpallur kampione krah kompanisë Britanike Getir duke plotësuar kritere strikte të monitoruesve më seriozë të fushës. Kjo do të thotë që Baboon tani ka kaluar në nivelin e një biznesi ekselent.

Në vitin 2023, Fairwork zhvilloi studimin e saj në 38 vende, duke vlerësuar kushtet e punës në mbi 650 kompani dhe duke arritur mbi 5000 punëtorë në të gjithë globin, ku Baboon mori notën më të lartë referuar standarteve dhe punës intensive nga instituti prestigjoz i Oksfordit.

Ky lajm që nderon Shqipërinë dhe sigurisht kompaninë Baboon, tregon se kapitali më i madh i një biznesi janë njerëzit dhe trajtimi i tyre me dinjitet dhe sipas standarteve në vendin e punës janë vlerat kryesore të një kompanie. Baboon është kampione edhe në këtë fushë, njëlloj si në shërbim e shpejtësi, e këtë e thotë raporti i Oksfordit që u ftojmë ta lexoni më poshtë. /Lexo.al

Link:https://fair.work/en/fw/publications/fairwork-annual-report-2023-state-of-the-global-platform-economy/

Shkarko raportin: https://fair.work/wp-content/uploads/sites/17/2024/02/Fairwork-Annual-Report-2023.pdf