Mesuesit duket se jane kategoria e privilegjuar e cila do të përfitojë rritjen më të madhe të pagave gjatë këtij viti.Në fletore zyrtare është botuar dokumenti i politikave prioritare 2025-2027 ku janë publikuar rritja e pagave që do përfitojnë disa kategori .një ndër politikat prioritare të qeverisë e thënë edhe më herët mbetet arritja e nivelit të pagave deri në 900 euro në administratë brenda vitit 2024.
Për punonjësit e arsimit parauniversitar është vendosur se do të ketë një rritje page në masën 31.3%, ose në vlerë është në masën 28.900 lekë/muaj, duke e çuar pagën mujore nga 75.900 lekë/muaj në 104.800 lekë/muaj. Ndërkohë pas mësuesve renditen mjekët që do të marin një vlerësim të lartë të lartë financiar.
Në vendim vlerësohet se në sektorin e shëndetësisë, pagat e mjekëve specialistë janë rritur ndjeshëm duke e çuar pagën mesatare bruto të mjekut deri në 174.000 lekë/muaj.Ndërsa për mjekët e përgjithshëm do përfitojnë një rritje me gati 25% ose 131 mijë lekë në muaj.
Ndërkohë infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë për vitin 2024 do përfitojnë një rritje page me 15 mijë lekë në muaj dhe shkon deri në 87 mijë në muaj.
Në bazë të kësaj reforme synohet që , paga mesatare në administratën buxhetore qendrore, nga 71.630 lekë aktualisht, të shkojë rreth 107.257 lekë/muaj, ose rreth 900 euro/muaj në fund të vitit 2024.
Po ashtu qeveria ka parashikuar rritje të pagave edhe për punonjësit e njësive vendore vendore.Mesuesit duket se jane kategoria e privilegjuar e cila do të përfitojë rritjen më të madhe të pagave gjatë këtij viti.Në fletore zyrtare është botuar dokumenti i politikave prioritare 2025-2027 ku janë publikuar rritja e pagave që do përfitojnë disa kategori .një ndër politikat prioritare të qeverisë e thënë edhe më herët mbetet arritja e nivelit të pagave deri në 900 euro në administratë brenda vitit 2024.
Për punonjësit e arsimit parauniversitar është vendosur se do të ketë një rritje page në masën 31.3%, ose në vlerë është në masën 28.900 lekë/muaj, duke e çuar pagën mujore nga 75.900 lekë/muaj në 104.800 lekë/muaj. Ndërkohë pas mësuesve renditen mjekët që do të marin një vlerësim të lartë të lartë financiar.
Në vendim vlerësohet se në sektorin e shëndetësisë, pagat e mjekëve specialistë janë rritur ndjeshëm duke e çuar pagën mesatare bruto të mjekut deri në 174.000 lekë/muaj.Ndërsa për mjekët e përgjithshëm do përfitojnë një rritje me gati 25% ose 131 mijë lekë në muaj.
Ndërkohë infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë për vitin 2024 do përfitojnë një rritje page me 15 mijë lekë në muaj dhe shkon deri në 87 mijë në muaj.
Në bazë të kësaj reforme synohet që , paga mesatare në administratën buxhetore qendrore, nga 71.630 lekë aktualisht, të shkojë rreth 107.257 lekë/muaj, ose rreth 900 euro/muaj në fund të vitit 2024.
Po ashtu qeveria ka parashikuar rritje të pagave edhe për punonjësit e njësive vendore vendore.