Ministria e Punëve të Brendshme angleze Home Office publikoi të dhënat për emigracionin dhe azil kërkimit për vitin e shkuar.
Statistikat sjellin një panoramë të detajuar edhe për shtetasit shqiptar të cilët mbërritën si azil kërkues përfshi edhe ata të dëbuar forcërisht në 2023. Numri azil kërkuesve prej shtetasve shqiptarë krahasuar më 2022 ra me 80%. Kjo pas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike përfshi vendosjen e vendit tonë si vend i sigurt në ligjin e ri të emigracionit.
Gjatë 2023 vetëm 5.5% të azil kërkimeve prej shqiptarëve u pranuan. Nëse gjatë 2022 kërkuan azil 17,340 shqiptarë në 2023 numri ishte 3,898. Statistikat e Home Office tregojnë se në 2023 vetëm 1 në 20 aplikantë iu pranua azili.
Gjatë vitit të shkuar statistikat e Home Office tregojnë një ulje drastike të shqiptarëve mbërritur me gomone gjatë 12 muajve të 2023. Nëse në 2022 mbërritën me gomone 12,568 shqiptarë në 2023 numri i tyre ishte vetëm 924. Të dhënat tregojnë edhe sa është numri shqiptarëve të dënuar nga Britania e Madhe si emigrantë ilegal përfshi ata që mbarojnë dënimet në burgje e shtetit ishull.
Nëse gjatë 2022 u dëbuan 958 shqiptarë në 2023 numri të dëbuarve shkoi në 3,926 ose 2 në 5 të huaj të dëbuar ishin shqiptarë. Rritja e numrit të dëbuarve të cilët fillimisht mbahen në qendrat e emigracionit, ka krijuar një treg miliona sterlinash, për avokatët e emigracionit.
Për të siguruar nga gjykatat atë njihet si “Emigration Bail” (liri me kusht emigracioni), tarifa që ata marrin shkon deri me 6.000 stërlina. Megjithatë nëse mbërritja e shqiptarëve në Britaninë e Madhe me gomone u frenua vijon trafiku tradicional me kamionë nga Franca, Belgjika, Holanda dhe Spanja.