Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e sotme në Shijak. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti çasti mes dy personave. I plagosur ka mbetur një 36-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Shijak/Informacion paraprak Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.