itën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash në orët e mesditës, pas orëve të mesditës pritet mot i kthjellët me vranësira të pakta në relievet malore verilindje–juglindje të vendit. Parashikohen reshje shiu të dobëta të izoluara në veri në orët e mesditës. Prezencë të reshjeve të dobëta të borës në Alpe. Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 8-10m/sek shoqëruar me valëzim të forcës 1ballë.
Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -2 deri 10°C
në zonat e ulëta 2 deri 17°C
në zonat bregdetare 3 deri16 °C