Donald Trump tha se do të ketë “gjakderdhje” për Shtetet e Bashkuara nëse ai nuk fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor. Në një takim me qytetarët e tij, ish-presidenti përshkroi një skenar ogurzi nëse kundërshtari i tij, Joe Biden fiton sërish zgjedhjet.

“Nëse nuk zgjidhem, do të jetë një gjakderdhje…Do të jetë një gjakderdhje për vendin. Nëse këto zgjedhje nuk fitohen nga ne, nuk jam i sigurt nëse do të keni ndonjëherë zgjedhje të tjera në këtë vend,”- paralajmëroi ai, ndërsa foli për ndikimin e offshoring në industrinë e automjeteve në vend.

I pyetur nga “CBS News” për të sqaruar se ç’kishte dashur Trump që të nënkuptonte me “gjakderdhje”, Jason Miller, këshilltar në fushatën e Trump, u përgjigj se: Çdo reporter që bie në batakun e ‘spinnews’ që krijon kampi i Biden është budalla.

Por pavarësisht pretendimeve, deklarata e republikanit të risjell ndër mend zhvillimet 6 janarit, pasi Trump vazhdon të denoncojë zgjedhjet që humbi katër vjet më parë. Madje edhe ka premtuar se do të lirojë, ata që i quajti “pengje”.

Por çfarë ndodhi në Capitol Hill?

Më 6 janar të viti 2021 një turmë e zemëruar njërëzish, mbështetës të ish-presidentit Donald Trump, u përpoqën të bllokonin çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Një grup ligjvënësish nga të dyja palët u mblodhën sot në shkallët e krahut lindor të ndërtesës së Kapitolit, për të nderuar ata oficerë policie që humbën jetën, ose u plagosën si rezultat i sulmit. Pas ngjarjes, Biden u dha 12 personave medaljen Presidenciale të Qytetarisë, një vlerësim për kontributin e tyre shembullor për demokracinë më 6 janar të vitit 2021.