Presidenti Vladimir Putin thotë se fitorja e tij në zgjedhje do të lejojë Rusinë të bëhet më e fortë dhe më efektive. Duke folur nga selina e tij e fushatës, Putin ka shpërndarë edhe mesazhin e parë. Në fjalën e tij, duke iu përgjigjur kritikëve, Putin tha se të gjithë dështuan që të ndalonin zhvillimin e zgjedhjeve në Rusi.

“Nga çdo zë, ne po ndërtojmë një vullnet të përbashkët të popullit të Federatës Ruse. Falenderoj qytetarët që erdhën në qendrat e votimit dhe shpreh mirënjohje të veçantë për luftëtarët tanë në vijën e konfliktit (duke iu referuar vijës së parë të luftës në Ukrainë). Pavarësisht se sa shumë u përpoqën të na trembin, të shtypin vullnetin tonë, ndërgjegjen tonë, askush nuk ka pasur sukses në histori. Ata dështuan tani dhe do të dështojnë në të ardhmen,”- shton ai.

Zgjedhjet ruse nuk janë përshkruar as të lira dhe as të drejta nga disa nga homologët e tij ndërkombëtarë. Por pavarësisht deklaratave, ish-udhëheqësi i KGB-së, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1999, do të udhëheqë vendin për një mandat të pestë. Por rezultatet e sonte nuk ishin befasuese, pasi çdo opozitë e besueshme ndaj Vladimir Putin është ose në burg, në mërgim ose i vdekur si në rastin e Aleksi Navalny.