Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamjet gjatë punës për ndërtimin e Urës së Re të Kukësit.
Kreu i qeverisë thotë se kjo urë, i jep zgjidhje një nyje të vjetër që lidh të dy anët e liqenit me rrugën kombëtare.
“Mirëmëngjes dhe me momentet e fundit të punës së gjatë për ndërtimin e një vepre të madhe publike si Ura e Re e Kukësit, e cila jo vetëm i jep zgjidhje një nyje të vjetër që lidh të dy anët e liqenit me rrugën kombëtare, por po sjell edhe një shenjë të bukur, kuptimplote nga dimensioni inxhinierik dhe estetik, për të gjithë udhëtarët në atë rrugë, të dielën e lumtur”- shkruan Rama.
Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin është projektuar nga inxhinieri italian Giorgio Rizzo.
Ura është strukture hark me celik Corten dhe ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra dhe peshon rreth 5000 ton.
Ura është investim prej 50 milionë eurosh dhe do të bashkojë brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit. Ajo do të zëvendësojë urën e vjetër ekzistuese. Ura e Madhe pritet të jetë në funksion të udhëtarëve gjatë sezonit veror. Do të ketë 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës./