Superylli i Inter Miami, Lionel Messi, dërgoi një mesazh të fortë për pjesën tjetër të ekipeve të MLS pas fitores 5-0 të skuadrës së tij kundër Orlando City mbrëmjen e djeshme.
Luis Suarez shënoi dy gola të shpejtë (4′, 11′), të cilët u pasuan nga gola e Robert Taylor në minutën e 29-të. Vetë Messi realizoi dy herë në pjesën e dytë për të përmbyllur rezultatin (57′, 62′).
Duke folur për ambiciet e Inter Miami për sezonin pas ndeshjes, ai i tha Apple TV:
“Unë mendoj se me presionin mbi ne, ne jemi të vetëdijshëm për ekipin dhe atë që kemi ndërtuar dhe do të përgatitemi për të luftuar për titullin në MLS”.
INTER MIAMI – ORLANDO CUTY 5-0 – VIDEO
Skuadra me bazë në Florida është aktualisht në krye të Konferencës së Lindjes, duke qenë e vetmja skuadër që ka luajtur tri ndeshje deri më tani. Pavarësisht kësaj, Messi beson se grupi i tij ka treguar shenja pozitive.
“Ne e dimë se është një rrugë e gjatë dhe sapo ka filluar, por realiteti është se të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se kemi një grup të gatshëm për të konkurruar dhe ne do të kërkojmë titullin”, vazhdoi ai.
“Është gjithashtu e rëndësishme që ne ta fillojmë sezonin mirë, veçanërisht në ndeshjet e para, sepse atëherë kampionati do të ndalet dhe do të fillojnë turnetë e tjera”.
Inter Miami do të kthehet në fushë për ndeshjen e parë të raundit të 1/16-ave të Kupës së Kampionëve CONCACAF kundër Nashville të enjten, 7 mars.