Joe Biden dhe Georgia Meloni u takuan në një atmosferë veçanërisht miqësore në Shtëpinë e Bardhë dy ditë më parë.
Sipas agjencisë Ansa, presidenti amerikan e ka pritur Melonin me këngën “Georgia on my mind” të Ray Charles, dhe ndërsa Meloni ishte gati të largohej nga Shtëpia e Bardhë, Biden e puthi atë në kokë. Videoja tashmë është bërë virale në Twitter.
Në këtë takim Biden dhe Meloni përsëritën mbështetjen e tyre për Ukrainën, angazhimin e tyre për të shmangur një përshkallëzim në Lindjen e Mesme dhe për të mbrojtur të drejtën e lundrimit në Detin e Kuq, i cili kërcënohet nga sulmet Houthi.
Në të njëjtin takim, Biden kishte ngatërruar Rripin e Gazës me Ukrainën.
Biden planted a kiss on Italian Prime Minister Meloni's hair while hosting him at the Oval Office yesterday.
There may be a new diplomatic trend pic.twitter.com/UyJJ8m5vxp— S p r i n t e r (@Sprinter99800) March 2, 2024